Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon për raportin e "The Lancet": Vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese në shëndetësi

Rama reagon për raportin e "The Lancet": Vlerësim


Rama dhe Manastirliu

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me raportin e revistës mjekësore "The Lancet", e cila e renditi Shqipërinë me pikët më të larta në Ballkan, bazuar mbi 42 kritere.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se sipas stij, puna e qeverisë ka qenë transformuese për shëndetësinë, teksa "Thë Lancet" e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e rendit Shqipërinë në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka dalë më një sërë denoncimesh dhe akuzash për "kolapsin" e shëndetësisë në vend, duke theksuar se shëndetësia është lënë në mëshirë të fatit dhe se pandemia  e gjeti Shqipërinë të papërgatitur.

Postimi i plotë:

Mirmëngjes, dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore "Lancet", e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë

 

Të fundit