Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kundër Kurtit për tensionet në Veri të Kosovës: Shteg i rrezikshëm!

Rama kundër Kurtit për tensionet në Veri të Kosovës:

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama për situatën  e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama doli kundër qeverisë së Kosovës dhe apelon të mos ecet drejt shtigjeve sipas tij të rrezikshme dhe të panevojshme, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Ramës:

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Kujtojmë se situata në Veri erdhi pasi protestuesit tentuan të ndalonin kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave, të hynin në zyra pas marrjes së mandatit.

Të fundit