Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama "reklamon" QSUT-në, premton robotë për ndërhyrjet kirurgjikale

Rama "reklamon" QSUT-në, premton robotë për

Largimi i trurit për Shqipërinë mbetet një plagë së cilës deri tani qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje. Sidomos, mjekët dhe infermierët që masivisht, largohen drejt Gjermanisë për punësim.

Ndërsa reklamonte risitë e QSUT-së, kryeministri Rama se premtoi se shumë shpejt ndërhyrjet kirurgjikale në Shqipëri, do të kryhen nga robotët.

“Tani po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet. Kemi të gjitha arsyet të ndjehemi të inkurajuar dhe optimistë. Kemi shumë arsye konkretë për të besuar se Shqipëria e vitit 2030 do të jetë një vend me një shërbim shëndetësor që do t’u krijojë të gjitha shqiptarëve kushtet psikologjike”, deklaroi ai.

Ai i konsideroi spitalet shtetërore si një mundësi më e mirë për të mos shpenzuar shumë lekë.

Madje për ta bërë më të besueshme, ndryshimin drastik të QSUT-së, Rama solli në vëmendje operacionin e ministrit të Jashtëm që sipas tij, ishte surprizuar nga kushtet e spitalit.

“Sot jemi në një stad krejt tjetër. Këtë mund ta konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së. Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Më shkruante mesazh “që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë”. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do të ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore. Nuk ka asnjë arsye sot që shërbimi publik të mos jetë zgjedhja e parë edhe e atyre shqiptarëve që për shkak se i kanë mundësitë, e kanë mendjen vetëm te privati. Sot kushtet në spitalin e sëmundjeve të brendshme apo në disa struktura të tjera publike, janë të pakrahasueshme me spitalet private. Mjekët janë po ata. Cila është arsyeja për të shkuar dhe për të paguar shumë para nëpër struktura private, nëse nëpër struktura shtetërore mund të marrësh një shërbim shumë të mirë, nga të njëjtët mjekë, dhe në fund të kesh nxjerrë shumë pak nga xhepi”, deklaroi Rama.

Të fundit