Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama rikthehet në parlament: Kisha çështje pune, s`kam arsye kushtetuese të jem domosdoshmërish i pranishëm

Rama rikthehet në parlament: Kisha çështje pune, s`kam arsye

Pas debateve dhe tensioneve sot në Kuvend dhe thirrjeve për kryeministrin Rama për të qenë i pranishëm në Kuvend, Rama është rikthyer ku edhe ka shpjeguar arsyet e mungesës.

Kryeministri Rama tha se për  arsye pune nuk mund të ishte në kohë për debatin dhe shtoi se nuk ka asnjë detyrim kushtetues apo normativ për të qenë i pranishëm në seancë.

“Dy fjalë ju detyrohem. Së pari në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht, që asnjë deputet dhe deputete përfshirë dhe mua ka detyrimin të qëndrojë në sallë, kur për një arsye apo një tjetër nuk mund të jetë në sallë. Së dyti dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq orë sa është kërkuar, nuk mund të jetë i ndjekur nga të gjithë, por ama gjithçka që thuhet këtu shënohet dhe analizohet më pas. Së treti s’u largova dhe nuk erdha në orën 16:00 për shkak të ngarkesës së punës, si rezultat i faktit që pasnesër do të largohem për shumë ditë relativisht dhe për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur,"- tha Rama.

Rama tha se kur mori mesazhin që do vinte në 17:00 por iu drejtua opozitës që "ju bllokuat foltoren" dhe që sipas Ramës "me akte që vënë përpara forcën fizike, përdorimin e trupit si pengesë, me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe s’do të fitoni asnjëherë."

"Kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen që të jem i pranishëm gjatë fjalës së kryetarit të PD, thashë që do të vij në orën 17:00. Unë thash që do të vijonin të flisnin të tjerët, në orën 17:00 do të isha këtu dhe do të plotësoja dëshirën tuaj për të qenë këtu. Ndërkohë ju bllokuat foltoren. Me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike, përdorimin e trupit si pengesë, me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe s’do të fitoni asnjëherë. Ja ku jam i gatshëm të dëgjoj kryetarin e PD dhe i qëndroj 100% atyre që thash sot,"- tha kryeministri.

"Juve jeni në të drejtën tuaj ta vazhdoni, unë jam këtu me kërkesën tuaj, jo se kam ndonjë detyrim të jem këtu, sepse është e gjithë qeveria, zv. Kryeministri. Dëgjimin e debatit e bën një trupë e angazhuar me respekt dhe vëmendje. Juve nuk ju bërtet njeri nga vendi, nuk ju tregon njeri vendin kur shkelni rregulloren, megjithatë s’ka problem."

Të fundit