Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama rrëfen eksperiencën e tij në disko: Kishte një ekzaltim dhe shfrenim

Rama rrëfen eksperiencën e tij në disko: Kishte një ekzaltim

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer eksperiencën e tij në një disko në Prishtinë.

Në podkastin e fundit për këtë sezon, Rama tha se në ato disko të Prishtinës pa një farë ekzaltimi dhe shfrenimi, kund të ndjeheshe i lirë për t’u dëfryer.

Kryeministri tha se nuk i ka frekuentuar shpesh diskot, por siç duket ka qenë një njeri që i pëlqenin ‘aventurat’ e reja për t’u zbuluar.

“Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë”, tha Rama.

Të fundit