Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “sfidon” Kushtetuesen: Veliajn e shkarkuam se s’shkonte në punë, kjo nuk është puna juaj

Rama “sfidon” Kushtetuesen: Veliajn e shkarkuam se s’shkonte

Këshilli i Ministrave ka depozituar këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese parashtrimet e tij lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në dokumentin zyrtar, qeveria thekson se vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt është një akt administrativ, dhe si i tillë duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, jo nga Gjykata Kushtetuese.

“Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025, në kushtet kur kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësi fizike për t’u paraqitur në detyrë që prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj tij,” thuhet në parashtrime.

Sipas qeverisë, Gjykata ka refuzuar disa herë kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt, çka e ka bërë të pamundur ushtrimin e detyrës për më shumë se tre muaj.

“Pamundësia e paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe i verifikueshëm, ndaj vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim,” theksohet në qëndrimin e Këshillit të Ministrave.

Një ditë më parë, Presidenca ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese parashtrimet e saj për të njëjtën çështje, duke kërkuar që ankimi i Veliajt të mos merret në shqyrtim.

Të fundit