Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sfidon sondazhet, parashikon rezultatin e 6 marsit: Berisha mund Bashën, e lë të tretin në garë

Rama sfidon sondazhet, parashikon rezultatin e 6 marsit: Berisha mund

Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve për diosa orë me radhë, ndërsa shpesh nuk ka kursyer as batutat me anëtarët e opozitës.

Në një nga batutat e shkëmbyera ka qenë me deputeten e PD Dhurata Tyli, e cila në përplasjen brenda PD njihet si mbështetëse e Lulzim Bashës.

Gjatë diskutimit, Rama duket se ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku sipas tij PS del e para, koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ e drejtuar nga Sali Berisha e dyta dhe Lulzim Basha i treti.  

Dhurata la Dibrën për mua sot. Lërë Dhuratën, se la edhe Dibrën për mua sot. Bëre mirë se le vendin e tretë për vendin e parë”, tha Rama, duke nënkuptuar se vendin e parë do ta marrë PS, dhe Basha të tretin.

 Kujtojmë se Rama parashikoi me saktësi edhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. 

Më 10 prill, derisa po bënte fushatë me banorët e Kuçit, ishte ulur në një lokal aty pranë, ku kishte bërë dhe parashikimet të cilat i kishte shkruar një mbulesë tavoline dhe doli në rezultatin se Partia Socialiste do të marrë 74-78.

Madje kreu i PS-së e kishte parashikuar me shumë saktësi edhe në cilat qytete do të humbte, duke përmendur Kukësin, Shkodrën dhe Dibrën, derisa në qytetet tjera thoshte se e kishte të sigurt fitoren.

 

 

Të fundit