Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shkarkon kryebashkiakun Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK

Rama shkarkon kryebashkiakun Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e djeshme nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit. Në vendim theksohet se kryebashkiaku Fatos Tushe shkarkohet  nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.

Rama tha dje se Tushe dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë. Sipas tij, flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.

SPAK preu dje 11 urdhër arreste për 9 zyrtarë e 2 biznesmenë në Lushnjë, pasi dyshohet për abuzim me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja. Shtatë prej tyre, duke përfshirë dhe Fatos Tushen, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa 4 të tjerë janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Rama shkarkon kryebashkiakun Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK

Të fundit