Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shkarkon Çuçin, emëron Taulant Ballën ministër të Brendshëm

Rama shkarkon Çuçin, emëron Taulant Ballën ministër

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin. Shkarkimi i tij vjen pas ngjarjes në Krujë, ku vëllezërit, djali dhe të afërm të Rrahman Rrajës dhunua barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën, pas konfliktit për një gurore.

Vendimin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Twitter. Rama ka bërë publike dhe shkresat ku ka firmosur shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër u Brendshëm.

"Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën  e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim", shkruan Rama në Twitter.

Të fundit