Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama "shkëputet" nga autopiloti amerikan dhe tani s’di nga t’ia mbajë

Rama "shkëputet" nga autopiloti amerikan dhe tani s’di nga

Në një ndërhyrje virtuale në Samitin për Ukrainën, kryeministri Edi Rama befasoi me një moment "zgjimi" nga autopiloti amerikan, duke pranuar se tashmë duhet të mendojë vetë. 

“Jemi prej shumë kohësh në autopilotin amerikan,” tha Rama, duke pranuar pa dashje se politika e tij ka qenë më shumë një "udhëtim pasiv" i komanduar.

Kemi qenë prej shumë kohësh në autopilotin amerikan. Tani ky autopilot duket se është fikur, nuk e dimë se për sa kohë, kështu që është koha për një reflektim më të thellë”, tha Rama gjatë një ndërhyrje me videokonferencë në Samitin që po zhvillohet për Ukrainën në përvjetorin e tretë të luftës.

Nuk jam i sigurt se duke folur vetëm për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta jam gabim”, shtoi ai. 

Të fundit