Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shkon sërish në Hagë, takon zyrtarët e lartë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rama shkon sërish në Hagë, takon zyrtarët e lartë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sërish drejt Hagës. Ai ka ndarë foto nga vizita e tij, ku është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me kryeprokurorin Karim Khan.

Ende nuk dihet arsyeja konkrete e vizitës së tij dhe se çfarë ka diskutuar me zyrtarët e lartë.

Por kujtojmë që kryeministri ka shprehur mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po përballen me akuza për krime lufte.

Pak javë më parë, Rama shkoi në Hagë për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka patur raporte të ngushta. Madje më pas shkoi për një vizitë edhe në familjen e Thaçit në Kosovë.

Të fundit