Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shkon të mërkurën në selinë e NATO-s

Rama shkon të mërkurën në selinë e NATO-s

Kryeministri Edi Rama do të shkojë të mërkurën, më 13 korrik, në selinë e NATO-s.

Ai do të pritet pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rama dhe Stoltenberg, pas takimit, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të jetë në fokus të takimit. Në fund të qershorit, Rama ishte i pranishëm në Samitin e NATO-s, që u mbajt në Madrid, nga ku paralajmëroi dhe zhbllokimin e procesit e integrimit të vendit në BE.

Të fundit