Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shpërfill SHBA-në: Nuk është alternativë për Shqipërinë, vetëm BE-ja!

Rama shpërfill SHBA-në: Nuk është alternativë për

Kryeministri Edi Rama, ka shpërfillur këtë të martë SHBA, duke thënë se kjo e fundit nuk është një opsion strategjik për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në një panel të organizuar në Londër mbi Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, kreu i qeverisë u shpreh se për Shqipërinë nuk ekziston asnjë alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian.

I pyetur drejtpërdrejt nëse ekziston një alternativë përkundrejt BE-së, sidomos në një kohë kur administrata aktuale amerikane shihet si armiqësore ndaj BE-së, Rama u përgjigj prerë:

“Ka një alternativë kundrejt Bashkimit Evropian në qoftë se ka një alternativë kundrejt lirisë së lëvizjes, kundrejt të drejtave të njeriut, kundrejt shtetit të së drejtës. Më gjeni një alternativë përkundrejt këtyre tri gjërave dhe mund t’iu them që ka një alternativë përkundrejt Bashkimit Europian.”

Me këtë qëndrim, Rama jo vetëm që konfirmoi orientimin ekskluziv të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe e përjashton SHBA-në si një rrugë alternative, pavarësisht marrëdhënieve historikisht të ngushta midis dy vendeve.

Pyetje: A ka ndonjë alternativë përkundrejt Bashkimit Europain, natyrisht administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht është mjaft armiqësore me BE-në. A ju duket kryeministër se ju duhet të zgjidhni?

Kryeministri Edi Rama: Ka një alternativë kundrejt Bashkimit Evropian në qoftëse ka një alternativë kundrejt lirisë së lëvizjes, kundrejt të drejtave të njeriut, kundrejt shtetit të së drejtës, më gjeni një alternativë përkundrejt këtyre tri gjërave dhe mund t’iu them që ka një alternative përkundrejt Bashkimit Europian. Të gjithë ata që duan liri, të gjitha liritë përfshirë lirinë e lëvizjes, të gjithë ata që duan që të drejtat e njeriut të jenë të padiskutueshme përherë dhe të gjithë ata që duan që shteti i së drejtës të jetë i paprekshëm ka vetëm një alternativë, Bashkimin Europian. Derisa Mbretëria e Bashkuar do të na e vërtetojë që e kemi gabim po për momentin, po na e vërteton që kemi më shumë se të drejtë. 

Të fundit