Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe të sjellësh

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar largimin e të rinjve drejt vendeve më të zhvilluara një fenomen që ndodh kudo.

Në një bashkëbisedim me studentët ‘live’ në Instagram, Rama shtoi se Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane.

Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë nuk është një fenomen shqiptar por i shtrirën jo vetëm në Europë por edhe në disa prej vendeve të BE. Psh. është rasti i Portugalisë që është anëtar i BE-së që ka regjistruar një numër largimesh që është i konsiderueshëm.

Nuk ka formula magjike, receta çudibërëse sepse nuk na kërkohen ne por përgjigjja është të bëjmë më të mirën tonë me sa më shumë ambicie, sa më shumë punë e durim. 

Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Kjo është çështje zgjedhje dhe ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë. Shqipëria është shumë e më e mirë se ishte 7 vite më parë.

Por Shqipëria që ne duam duhet të jemi shumë e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës dhe për këtë arsye na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë rrugën”, tha Rama.

Të fundit