Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shtang Londrën: Shqipëria po ecën më mirë se Europa

Rama shtang Londrën: Shqipëria po ecën më mirë se
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në “Chatham House” në Londër, deklaroi se Shqipëria po ecën më mirë se vetë Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se shqiptarët mbeten ndër popujt më proeuropianë të kontinentit.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve besojnë në Europë dhe në anëtarësimin në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama, duke kujtuar me humor se “kishte besuar në BE edhe kur ishte qesharake të besoje”.

Kryeministri nënvizoi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit janë përmirësuar ndjeshëm dhe se “Europa po sillet shumë mirë me ne”. Sipas tij, Bashkimi Europian tashmë dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së tij.

“Ne kemi qenë të refuzuar më herët, por sot Europa na do. Shqipëria sot po ecën më mirë se vetë Europa”, deklaroi Rama, duke lënë të kuptohet se ritmet e vendit janë më pozitive se ato të vetë Unionit.

 

Të fundit