Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë pas dy vitesh pandemi: Nuk do mungojnë përqeshjet as në këtë rast

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë pas dy vitesh pandemi:

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë iftari për besimtarët myslimanë, por të ftuar ishin edhe politikanë, ambasadorë, gazetarë, analistë, aktorë etj.

Gjatë fjalës që mbajti, Rama tha se kjo është një darkë e shtruar pas dy vitesh pandemi, ndërsa shtoi se si në çdo rast të ngjashëm, nuk do të mungojnë përqeshjet.

Më ka munguar ky takim sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë te unë një ndjesi të mirëseardhur. Si në çdo rast të tillë nuk do mungojnë përqeshjet dhe përfoljet që i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë të jesh fare besimtar në zot që të ulesh në tryezën e iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues për mendjen dhe shpirtin.

Islami është një fe e përqafuar nga besimtarët dhe një dhuratë pa kushte për njerëzimin. Ju lejohet sot thuhet në kuran ushqimi i zgjedhur. Shkruhet në Kuran se cilit prej jush i dhamë një drejtim. Nëse do kishte dashur zoti do ju kishte bërë një bashkësi. Rivalizoni me njëri tjetrin për veprat e mira. Sot jemi në një tryezë të shtruar për njerëz me bindje dhe opinione nga më të ndryshmet.

Kjo tryezë është në vendin e saj, në kohën e saj, në këtë botë ku progresi, teknologjia nuk e kanë sfumuar besimin por përkundrazi. Feja, librat e shenjtë, historia dhe arti i saj nuk janë vetëm një çështje e besimtarëve. Përderisa në qendër të fesë është kërkimi it ë vërtetës absolute të cilave njeriu i bindet duke pyetur pa reshtur veten pse gjërat duhet të jenë kështu dhe jo ashtu. Feja na ndihmon në leximin e rrugëve të jetës. Mos ia bëj tjetrit atë që nuk do doje që tjetri ta bënte ty”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit