Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama s’i kursen ironitë pas heqjes së barrikadave në Veri: Shfaqja zgjati ca më shumë, fundi qe po i njëjti

Rama s’i kursen ironitë pas heqjes së barrikadave në Veri:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit për heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga pala serbe.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë, pasi e ka cilësuar vendosjen e barrikadave në veri si “shfaqje” teksa thotë se zgjati më shumë por pati të njëjtin fund si të tjerat.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!
Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”, shkruan Rama.

Të fundit