Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama s’i ndahet 8 janarit: Selia e PD u kthye në kështjellë, politikanë të 'arratisur' nga mesjeta luftonin për ta marrë

Rama s’i ndahet 8 janarit: Selia e PD u kthye në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur në 30-vjetorin e FRESSH, Rama tha se oborri i PD-së u kthye në shesh xhirimin e një realit-show me politikanë reale të arratisur pas në kohë diku nga mesjeta, teksa luftonin për ta marrë.

“Ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realit-show me politikanë reale të arratisur pas në kohë diku nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.

Disa sulmonin për ta marrë, disa për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinueshme që në vende të ndryshme po ndodhin gjithnjë e më shumë”, u shpreh Rama.

Të fundit