Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘s'i ndahet’ SPAK-ut: Nuk tolerohet roli i mumjes para gjykatësve që dolën katran me bojë nga vettingu

Rama ‘s'i ndahet’ SPAK-ut: Nuk tolerohet roli i mumjes para

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas sulmeve drejtuar SPAK-ut, sot në Asamblenë Kombëtare të PS.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk mund të ‘kyçet’ goja kur bëhet fjalë që SPAK-u të godasë në mënyrë të njëanshme dhe jo njësoj për të gjithë. Ndër të tjera Ram rikujton procesin e vettingut, duke u shprehur se ‘roli i mumies përballë gjykatësve që vettingu i nxori katran me bojë, nuk mund të tolerohet’.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t'i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS SPAKU rron e punon Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më! Për mua e PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!”, shkruan Rama.

Të fundit