Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Balluku, çeshtje komplekse. Shtyhet data e shqyrtimit", ç'po ndodh në Gjykatën Kushtetuese?

"Balluku, çeshtje komplekse. Shtyhet data e shqyrtimit",

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shqyrtimin e ankimit të qeverisë lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre.

Mbledhja e gjyqtarëve, e parashikuar për datën 4 dhjetor, do të zhvillohet më 12 dhjetor 2025, sipas njoftimit zyrtar të institucionit.

Kushtetuesja argumenton se vendimi për shtyrje lidhet me kompleksitetin e çështjes, volumin e materialeve shoqëruese, agjendën e ngarkuar të Gjykatës dhe kërkesën e disa prej anëtarëve për kohë shtesë.  

NJOFTIMI PËR SHTYP I GJYKATËS KUSHTETUESE

Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.


Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë, se opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, sidomos pas reagimeve të tij të vazhdueshme në rrjete sociale dhe kërkesës urgjente për heqjen e pezullimit të Ballukut.

Sipas opozitës, deklaratat publike të Ramës synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e shqyrtimit të çështjes.

 

Të fundit