Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sjell Gonxhen si drejtues politik në Tiranë, 'ngushton lakun' për Veliajn

Rama sjell Gonxhen si drejtues politik në Tiranë, 'ngushton

Disa muaj para zgjedhjeve parlamentare 2025, Partia Socialiste duket se do të ketë një ndryshime në listën e drejtuesve politikë në qarqe. 

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe nuk do të jetë më drejtues politik në Dibër, por Rama e zhvendos për ta angazhuar në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Ky ndryshim u konfirmua edhe nga Gonxhe në A2 CNN. "Po! Angazhimi im politik do të vijojë për Bashkinë Tiranë, Qarku Tiranë, duke u përqendruar tek Njësia 6 (Kombinat)", është shprehur Gonxhe.

Aktualisht, fushata në Tiranë i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut, por  çfarë do të thotë ky ndryshim i beftë? 

Duket se këto ndryshime reflektojnë përpjekjet e Ramës për t'u distancuar nga kryebashkiaku i Tiranës. 

Kjo pasi emri i tij përflitet vazhdimisht, kryesisht nga opozita, me afera korruptive si inceneratori i Tiranës dhe skema e dyshimtë e dosjes 5D, në sajë të të cilës janë arrestuar disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës. 

Edhe drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me këtë lajm dhe ka përsëritur paralajmërimin se Veliaj mund të arrestohet në ditët në vijim. 

"Pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të 5D, me sa duket i është prerë bileta, por këtë rradhe vetëm ‘vajtje’!", shkruan Këlliçi, ndër të tjera.

A do të përballet së shpejti kryebashkiaku Veliaj me fundin e karrierës së tij politike së shpejti, kjo mbetet për t'u parë. 

 

 

 

 

Të fundit