Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sjell sërish në vëmendje skemën e vaksinimit nga BE: Nuk do mund t`a çanim rrethimin e imponuar nga indiferenca e BE-së

Rama sjell sërish në vëmendje skemën e vaksinimit nga BE:

Në një lidhje live - për firmosjen e kontratave të porosive Shqipëria nuk do mund t`a çante rrethimin e imponuar nga indiferenca e Bashkimit Evropian - Rama ka sjellë sërish ndërmend indiferencën e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e vaksinave.

Pa politikën, kontaktet dhe diplomacinë, sipas Ramës nuk do ishim një nga dy vendet në rajon ku po bëhet vaksinimi masiv.

"Kur politika bie në duar të këqija, patjetër që politika bën punë shumë të këqija. Dhe kjo është një nga ato punë të mira që pa politikën nuk do të bëheshin dot kurrë.

Pa politikën, Shqipëria nuk do mund t`a çante rrethimin e imponuar nga indiferenca e Bashkimit Evropian në momentin e parë që i la vendet e këtij rajoni, jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.

Pa politikën dhe pa diplomacinë, pa kontaktet politike dhe diplomatike ne nuk do arrinim dot të siguronim vaksinimin masiv të popullsisë. Ne do të ishim si shumë të tjerë në rajon, që deri tani ose nuk kanë bërë asnjë dozë ose po bëjnë akoma doza simbolike.

Jemi një nga dy vendet e rajonit që kemi siguruar vaksinimin masiv dhe kjo më bën shumë krenar dhe kjo është po ashtu një arsye për t`ju vënë të gjithëve përpara faktin se politika është e domosdoshme dhe po kaq e domosdoshme është që njerëzit kur u vjen për të vendosur se në çfarë drejtimi ta çojnë politikën, ta marrin shumë seriozisht politikën,"- tha Rama.

Të fundit