Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sot në Kosovë. Kurti refuzon takimin, e pret Osmani

Rama sot në Kosovë. Kurti refuzon takimin, e pret Osmani

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot për një vizitë në Kosovë.

Do të jetë presidentja Vjosa Osmani ajo e cila do të presë kryeministrin Rama në orën 16:00, ndërkaq një takim është paralajmëruar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo është vizitë e tij e parë në Kosovë, pas 14 qershorit, kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive me arsyetimin se në rrethana të veriut të tensionuar dhe zhvillimeve në Kosovë nuk ka arsye të mbahet.

Lidhur me vizitën e Ramës, një ditë më parë foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzoi takimin me të. AI vendosi kusht se do ta presë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive.

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha Kurti.

Kujtojmë se Rama do të jetë në Kosovë sot pasdite pas vizitës në Maqedoni të Veriut. Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi dhe në Serbi.

 

Të fundit