Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Rama 'spastron' të vjetrit e PS-së: Deputetët me më shumë se një mandat, në garë të hapur
Kryeministri Edi Rama në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS, deklaroi se partia tashmë do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja që do të mbahen në 2025.
Rama tha se nisur nga kodi i ri zgjedhor, deputetët me më shumë se një mandat do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur.
“Sot hapim një kapitull të ri të kësaj partie. Nisemi drejt përballjes për një mandat të katërt të PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.
Deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerë. Në listën e mbyllur do të jenë pak prej tyre me detyra specifike.
Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm me një mandat dhe të rinj dhe të reja që do të jenë në këtë listë”, tha Rama.
Kjo metodë është përzgjedhur nga Rama siç duket pë të larguar nga lista e fituesve të atyre që kanë vite që kontribuojnë në këtë parti dhe që shpesh herë kanë qenë kundër sjellje të kreut te qeverisë.