Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Spitali rajonal i Fierit jo në varësi të shtetit, do marrim shembull Turqinë për pastrimin e sistemit nga ‘Tiret’

Rama: Spitali rajonal i Fierit jo në varësi të shtetit, do marrim

Kryeministri Edi Rama deklaron se spitali rajonal i Fierit, që po ndërtohet me mbështetje të qeverisë turke nuk do të jetë në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve shtetërore, por marrë përgjegjësinë e administrimit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët e Fierit, Rama thotë se shteti do të ketë më shumë rol monitorues.

“Spitali rajonal i Fierit do jetë spitali i parë ku do pilotohet autonomia, ku do të marrin përgjegjësinë e administrimit. Nuk do jetë më ministria e shëndetësisë strukturat e tjera që do luajnë një rol në administrim, që do përcaktojnë organikë etj, por do kalojnë në një rol aprovues dhe monitorues, sic është deri sot se kjo është anomali.

Nuk do ketë paga njësoj, por vlerëson atë që ka më shumë kontribut sipas kritereve të performancës, më shumë operacione, vizita, duke bërë atë që është bërë në shumë vende, ashtu si në Turqi”, thotë Rama, që sipas tij në tre vitet e para, ky spital do të menaxhohet nga stafi turk, që sipas tij më pas do të përgatisë shqiptarët për të marr menaxhimin e tij.

Kryeministri thotë se me këtë sistem të marrë sis shembull nga Turqia do të të ndikojë në pastrimin e elementëve abuzivë, që sipas tij njollosin punën e bluzave të bardha.

Ky sistem ndikon në pastrimin e elementëve abuzivë në clirimin e organizimit të personelit nga abuzues që janë një pakicë, por më shumë se mjaft për të baltosur të gjithë të tjerët. Në kushtet e pandemisë mjekët e infermierët Covid për mua janë heronj.

E dhimbshme një një ose disa Tire të hedhin hijë mbi heroizmin e tyre, por kjo ceshtje adresohet me sistem. Përvoja e miqve turq do na ndihmojë, pasi e kanë kaluar këtë proces.

Kush e njeh historinë e transformimit shëndetësor në Turqi, para 15 vitesh ka patur të njëjtën situatë, Tire lart e poshtë, probleme me eficencën e shërbimit dhe ja ku është sot. Ndoqi fazat që kemi ndjekur edhe ne më pas. Infrastrukturën fillimisht, dikur njerëzit shkonin ne spital me batanije me vete. Fillimisht u bë ripërtëritja e spitaleve, nuk është e vështirë për t’u kujtuar se nuk e njihje dot kush ishte pacienti e familjari, mjeku, pastruesi, pa folur për ngrohje, pastërti.

Ishte sistemi rreth spitalit, furnizimi me ilaçe... Borxhi që shteti kishte furnizuesve ishte katastrofik, dhe furnizuesit nuk e furnizonin më shtetin. Kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka. Sot depoja e barnave në QSUT, që deri dje ishte magazinë ordinere, është depo si në Europë.

Shëndetësia sot nuk është ende aty ku duhet të jesh, por ta krahasosh me dje, po nuk e kujtove nga je nisur s’ka shans të arrish aty ku do”, thotë Rama.

Të fundit