Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sqaron pse ngriti ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët: Kanë pak hapësira

Rama sqaron pse ngriti ministrinë e Shtetit për Rininë dhe

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pse vendosi që në mandatin e tretë qeverisës të shtojë edhe një ministri shteti, për Rininë dhe Fëmijët, të cilën ia ka besuar Bora Muzhaqit.

Sipas Ramës, i ftuar në 'Opinion', kjo ministri është ngritur pasi fëmijët kanë pak hapësira përtej hapësirës së kopshtit e shkollës apo këndeve sportive për ti përfshirë në aktivitete.

Prioritet i ri i dedikuar i qeverisë së re për rininë dhe fëmijët. Kemi punuar prej rreth një vit për të hartuar program specifik për fëmijët duke patur parasysh faktin se fëmijët kanë pak hapësira përtej hapësirës së kopshtit e shkollës apo këndeve sportive për ti përfshirë në aktivitete më shumë.

Lidhet me futjen e programeve të arteve për fëmijët, kemi parasysh nxënësit e shkollave elementare dhe program për sportin.

Do kërkojë angazhimin e të gjithë institucioneve, ministrja e shtetit ishte domosdoshmëri”, u shpreh kryeministri.

Të fundit