Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sqaron ‘skeptikët’: Pacientët në Infektiv janë gjysmë për gjysmë me Pfizer dhe Sinovac

Rama sqaron ‘skeptikët’: Pacientët në Infektiv

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse për mandatin e dytë qeverisës, në prani të ministrave të kabinetit qeveritar.

Fjala e tij ka nisur me situatën aktuale që po përballet vendi, pandemia e Covid-19.

Rama tha se puna e mandatit të dytë mbyllet me notë pozitive duke patur parasysh vështirësitë e papritura nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemisë.

Po ashtu, Rama paralajmëron se vendi edhe këtë dimër duket se do të përballet me një valë Covid, ndërsa apelon qytetarët të vaksinohen.

Mbyllet me notë pozitive puna e një mandati të vështirë nga tërmeti dhe pandemia. Diktuan ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse.

Nuk ka mbaruar pandemia, as rindërtimi, por me pasojat e tyre kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Jam krenarë që ia dolëm me përkushtim dhe profesionalizëm pas tërmetit dhe pandemisë.

Skeptikët e Sinovac në grupin e të vaksinuarve në spital ndahen gjysmë për gjysmë me Pfizer dhe Sinovac. Të përfitojnë një orë e më parë nga vaksinimi.

Ajo nuk mbron nga infektimi, por ata që preken ka imunitetin për ta kaluar sëmundjen  pa kërcënim fatal. Duket se do e kemi në këmbë edhe këtë dimër.

Vaksinën duhet ta bëjnë edhe ata që e kanë kaluar covid. Shkenca thotë se nuk ka imunitet natyral afatgjatë.

Puna e pandaluar në shëndetësi pavarësisht pandemisë, e ka bërë të dallueshme gjendjen e saj krahasuar me ditën tonë të parë në detyrë, shtatorin e 8 viteve më parë kur shëndetësia ishte ferri për të gjithë”, u shpreh Rama.

Të fundit