Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takohet në Ulqin me Vjosa Osmanin. A diskutuan tensionet në Veri?

Rama takohet në Ulqin me Vjosa Osmanin. A diskutuan tensionet në Veri?

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani janë takuar mbrëmë në Ulqin, në kuadër të hapjes së sezonit kryesor turistik.

I pyetur në një intervistë në Euroneës Albania, Rama nëse ka pasur rastin që të flasë me Osmanin lidhur me zhvillimet në veri të vendit, ai u shpreh se nuk kanë biseduar për këtë temë.

Ai shtoi se me presidenten e Kosovës kanë raport miqësor dhe se komunikojnë, por se mbrëmë nuk ishte rasti “për të hyrë në të thella”.

“Jo, me Presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella”, deklaroi.

 

Të fundit