Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takon gazetaren e BBC: Nder të punosh krah për krah me Yalda Hakim

Rama takon gazetaren e BBC: Nder të punosh krah për krah me Yalda

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në zyrën e tij gazetaren e BBC-së, Yalda Hakim, e cila u bë e njohur për ndihmën që u dha vajzave afgane për ti shpëtuar nga talibanët.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, shkruan se është një der të punosh me Yalda Hakim dhe njerëz të tillë që ndihmojnë fëmijë, burra dhe gra për t`i nxjerrë nga ferri.

Kreu i qeverisë shkruan se pas strehimit, atyre duhet t`u ofrohet një jetë më e mirë.

“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re dhe do ta bëjmë këtë të gjithë bashkë. Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit