Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sfidon Berishën? Rama takon George Soros në Nju Jork: Mik i çmuar dhe mendje e rrallë

Sfidon Berishën? Rama takon George Soros në Nju Jork: Mik i

Kryeministri Edi Rama ka takuar miliarderin George Soros gjatë vizitës së tij në Nju Jork.

Ndërsa poston një foto me Soros, Rama e cilëson atë një mik të çmuar dhe një mendje të hapur.

Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama krahas fotos.

Kjo foto e Ramës vjen në kohën kur pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar multimilarderin George Soros se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë. 

Berisha ka deklaruar se ai ka qenë i pari që ka denoncuar publikisht projektin e ndryshimit të kufijve, që sipas tij është përgatitur nga George Soros në Beograd dhe se për këtë madje edhe është kërcënuar.

Filantropi amerikan George Soros është një nga njerëzit më të pasur të botës dhe me ndikim të madh në shumë shtete. Soros ka raporte edhe me Kryeministrin Edi Rama, dhe jo të pakta kanë qenë akuzat dhe teoritë që Rama është ndihmuar politikisht nga fondacionet e Sorosit.

 

Të fundit