Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takon rektorët dhe njofton krijimin e Komitetit për Politikat e Arsimit të Lartë, si do të funksionojë

Rama takon rektorët dhe njofton krijimin e Komitetit për Politikat e

Pritet të ngrihet së shpejti Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Kjo nismë është dakordësuar gjatë takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe me 12 rektorë të universiteteve publike në vend. Lajmi është bërë publik nga vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë
Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri" shkruan Rama.

Ky komitet do ngrihet me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të përbëhet nga 12 rektorët e universiteteve publike dhe disa ministra si nga Drejtësia, Arsimi, Shëndetësia. Po ashtu mësohet dhe se ky Komitet do të mblidhet një herë muaj.

Të fundit