Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takon Tony Blair, merr “udhëzime”

Rama takon Tony Blair, merr “udhëzime”

Kryeministri Edi Rama ëshët takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është këshilltari i tij. Ata janë takuar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

Nga lajmet që qarkullojnë ne media, në fokus të diskutimeve kanë qenë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare. Temat në tryezën e bisedimit kanë qenë nga integrimi i Shqipërisë në BE e ndarë nga Maqedonia e Veriut, te nisma “Balkani i Hapur”. 

Takimi është bërë para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku do të jetë i pranishëm edhe Rama.

Në këtë mbledhje do të vendoset për qëndrimin e PS-së, ndaj Orlando Rakipin, pasi babai i tij Aqif Rakipi, u shpall “non grata” nga Amerika.

Gjithashtu të gjithë deputetët do të dorëzojnë një zarf me tre emra si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit.

 

Të fundit