Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tenton të "sheshojë" debatet me gazetarët nga Kosova, i fton për drekë tek "oligarku"

Rama tenton të "sheshojë" debatet me gazetarët nga

Kryeministri Edi Rama tentoi t'i sheshonte dot debatet që ka patur shpesh me gazetarët nga Kosova. Në përfundim të konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti, Rama ftoi gazetarët nga Kosova që të mos largohen pa konsumuar vaktin e drekës.

Në disa raste, Rama është akuzuar për mosdhënie të fjalës në aktivitete të ndryshme nga gazetarët e Kosovës. I fundit ishte ai i vizitës së kancelares Angela Merkel në Shqipëri, ku kryeministri nuk i lejoi gazetarët kosovarë të bënin pyetje dhe pse kishin ardhur të ndiqnin aktivitetin, sjellje që i indinoi ata.

"Jeni të mirë se ardhur. Edhe gjithë gazetarët që janë këtu nga Kosova bashkë me kolegët mund të qëndrojnë pa u larguar për të marrë atë mirësinë e mikpritësve, që në këtë rast është qeveria shqiptare edhe për të mos u larguar pa bereqetin e vaktit të drekës", deklaroi Rama.

Mbledhja mes dy qeverive u zhvillua në kompleksin "Rozafa" në Elbasan, në pronësi të biznesmenit të afërt me qeverinë, Gjergj Luca. Ky i fundit është quajtur nga presidenti Ilir Meta si ndër "oligarkët" e qeverisë.

Të fundit