Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tërhiqet nga Ballkani i Hapur: E ka kryer misionin për të cilin lindi

Rama tërhiqet nga Ballkani i Hapur: E ka kryer misionin për të

“Ballkani i Hapur” nuk do të organizohet më.

Kështu la të kuptohet kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë në Euroneës Albania tha se nisma e kryer misionin për të cilin ka lindur.

Rama shtoi se tani qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, duke shtuar se mbahet në Tiranë këtë vit.

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mission për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët”, ka thënë Rama.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Kosova ka qenë kundër kësaj nisme që nga fillimi. Kryeministri Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

 

Të fundit