Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje Bashës: Frenohu, tufat me 2 gishta janë dëm i madh për situatën e pandemisë

Rama thirrje Bashës: Frenohu, tufat me 2 gishta janë dëm i madh
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimet që po zhvillon kryedemokrati Lulzim Basha në qytete të ndryshme, duke e akuzuar se ka shkelur rregullat anti-Covid.

Sipas shefit të qeverisë, Basha duhet të jetë një shembull për respektimin e masave, ndërsa shtoi se PD nuk ka mundësi që të fitojë më 25 prill.

Rama i bëri thirrje kryedemokratit që të mos zhvillojë më të tilla takime, duke theksuar se është një dëm i madh për situatën e koronavirusit. Sipas tij, këto takime janë absurde.

“Dua ta filloj dukje shprehur keqardhje të thellë në një kohë kur të gjithë duhet të jetë të ndërgjegjshmë e mbi të gjitha ata që kanë përgjegjësi publike duhet të jenë shembull në respektimin e këtyre rregullave po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave iskenimi i një spontaniteti duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin medemek për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare atyre që pasi humbën çdo shans në të shkuarën të cilën populli ua dha për të drejtuar vendin kërkojnë një shans të ri që skanë për ta marrë.

I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumëdëmtuese çedukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme. Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh”, tha Rama

Të fundit