Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Me ato 30 mijë paund bëni agroturizëm në Kukës, do fitoni më shumë se në Angli

Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Me ato 30

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një thirrje që emigrojnë jashtë vendit, kryesisht atyre që kalojnë ilegalisht kundrejt parave në Angli.

Gjatë fjalës së tij në bilancin e sezonit turistik veror, Rama tha se me paratë që ofrojnë për të shkuar ilegalisht në Angli mund të fitojnë më shumë nëse i investojnë në angroturizëm në Kukës.

“Është kollaj të qeshësh, shumë më kollaj të përqeshësh. Akoma më kollaj të manipulosh e të helmosh, por unë e përsëris, sado që përsëri mund të përqeshem e mund të përdoret për të manipuluar se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracioni klandestinë në duart e trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli.

Me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Dhe këtë nuk e them bazuar në atë që kam parë në një ëndërr me sy mbyllur, por bazuar në realitet. Të shkojnë e të pyesin.

Të gjithë ata që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës, qeveria do t’i mbështesë. Do të fitoni më shumë se ç’fitoni nga punët në Angli, të bardha apo të zeza. Agroturizmi po jep rezultat shumë të mirë kudo. Është një para e pastër, një para e sigurtë", tha Rama 

 

Të fundit