Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje elektoratit gri: Ju do të vendosni se si do ta kenë “fytyrën” gjykatat e prokuroritë në dekada

Rama thirrje elektoratit gri: Ju do të vendosni se si do ta kenë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje elektoratit gri që të marrië pjesë në votimet e 25 prillit, për të vendosur edhe 'fatin' e reformës në drejtësi.

Rama tha se më 25 prill qytetarët do të vendosin se si do të jenë gjykatat dhe prokuroritë në dekada.

“Ju them të gjithë të pavendosurve, të pakënaqurve se në 25 prill do të vendoset për fatin e drejtësisë. Fatin e drejtësisë, i cili dukej i shënjuar një herë e mirë deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugën me plotë të panjohura të kësaj reforme. Do të vendoset se si do ta kenë fytyrën nesër gjykatat, prokuroritë, jo në 4 vitet e ardhshme, por në dekadat e ardhshme", tha Rama.

Ai tha se kush voton opozitën investon direkt kundër reformës në drejtësi.

"E pra kush voton ata përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi. Kush nuk del fare në votim ua lë në dorë të tjerëve zgjedhjen e vetë për drejtësinë. Sot po luftohet në radhë të parë për të garantuar të ardhmen e drejtësisë", deklaroi Rama.

Të fundit