Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje OKB-së: Përqendrohuni te siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje OKB-së: Përqendrohuni te siguria kibernetike,

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë asamblesë së organizuar.

Në fjalën e tij, Rama kërkoi nga OKB-ja të tregojë më shumë vigjilencë për sulmet kibernetike dhe të përqendrojë më shumë investime në parandalimin e tyre.

Teksa iu referua sulmit kibernetik të organizuar nga Irani, që goditi dy herë Shqipërinë, Rama tha se një shkelje e tillë flagrante, nuk i linte opsion tjetër qeverisë shqiptare veç ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

“Bota nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze që duhen trajtuar në mënyrë të duhur. Shumë vende janë bërë objekt i kapjes së pushtetit me forcë. Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazim i kërkoj asamblesë në një çështje tjetër atë të sigurisë kibernetike.

Në Shqipëri 95% e shërbimeve ofrohen online për të kursyer kohën, energjinë dhe përmirësojnë cilësinë. Korrikun e kaluar Shqipëria u bëj objekt i një sulmi të paprovokuar kibernetik që kishte synim paralizimin e shërbimit publik. Një hetim i thelluar, i gjatë dhe tërësor i kryer me ekspertizë botërore ka konfirmuar se sulmi kibernetik ishte një sponsorizimi i Iranit.

Duke u përballur me një shkelje kaq flagrante të normave në një kohë paqeje, qeveria shqiptare nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet me Iranit. Shpresojmë që kjo masë të jetë shembull. I bëjmë thirrje OKB të përqendrohet te siguria kibernetike dhe duke investuar në parandalim. Shqipëria është anëtare e Bashkisë së Ballkanit, një pjesë e Europës me histori të trazuar”, tha Rama.

Të fundit