Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje qytetarëve: Investoni në bonot e thesarit, risku zero

Rama thirrje qytetarëve: Investoni në bonot e thesarit, risku zero

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet në Bankën e Shqipërisë. Në një konferencë për mediat, ai tha se kjo imponohet nga situata ekonomike në vend.

Më tej shtoi se kjo është një zgjidhje me risk zero dhe avantazhe në një kohë kur bankat e nivelit të dytë po rrisin normat e interesit.

“Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe për këto arsye, pavarësisht shkaqeve që dihen, rritja e normave të interesit është një avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet që janë me risk zero. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin.

Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë me bankën qendrore por dhe një shenjë kuptimplotë që u jepet atyre që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit dhe në obligacione.

Është një moment kompleks i ekonomisë, ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është nën presionin e luftës dhe një agresioni që materializohet përmes çmimit të energjisë, fatura e familjarëve dhe biznesit të vogël nuk është rritur asnjë qindarkë, por dhe përmes inflacionit të luftë që është e pamundur të eliminohet siç kemi bërë me çmimin e energjisë që e kemi mbajtur në një lloj kontrolli më të madh”, tha Rama.

Të fundit