Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, varianti i ri është i rrezikshëm. Skeptikët ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit

Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, varianti i ri është i

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarë që të kryejnë vaksinë anticovid, teksa ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar ende raste me variantin Delta në Shqipëri, Rama theksoi se ky variant i ri i kononavirusit është i rrezikshëm, kur kap të pavaksinuarit. Kreu i qeverisë tha se duhet të bëjmë gjithçka që skeptikët ta kapërcejnë hendekun e konsiparicionit.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ja u thotë një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

Të fundit