Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje shqiptarëve të MV: Regjistrohuni për censusin, nuk iu kërkohet të merrni pushkën

Rama thirrje shqiptarëve të MV: Regjistrohuni për censusin, nuk
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen për censusin. Ai thotë se kjo procedura zgjat vetëm 5 minuta, ndrësa iu thotë se "nuk ju kërkohet të merreni pushkën".

Rama shtoi se regjistrimi i popullsisë nuk duhet të mungojë, pasi thekson s enga kjo varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në MV.

"Deri dje shqiptari trajtohej si qytetar i dytë. Sot është një nga ato momentet si qytetar të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë.

Ju e dini më mirë se kushdo se nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në atë shtet. Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari", tha ndër tjera Rama.

Të fundit