Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'thumba' opozitës: Do i bëjnë pensionet 1 mijë euro, shesin qilima fluturues si të Sudes

Rama 'thumba' opozitës: Do i bëjnë pensionet 1

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, pas premtimeve se do të mundësojnë pensione nga 500 deri në 1 mijë euro në vijnë në pushtet. 

Duke folur gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, Rama tha se pretendimet te opozitës janë të pa baza.

“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.

Të fundit