Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘thumbon’ Berishën nga Kamza: Nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, rroftë PD tani që na la

Rama ‘thumbon’ Berishën nga Kamza: Nuk keni punë me

Kryeministri Edi Rama bashkë me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dorëzuan çelësat për 112 apartamentet e reja në Valias, Kamëz për banorët që humbën strehën nga tërmeti i 2019, por gjatë fjalës që mbajti nuk la pa ‘thumbuar’ ish kryeministrin Sali Berisha.

Rama iu drejtua banorëve duke iu thënë se duhet të shihin punët e tyre dhe të mos merren me Gjykatën e Parisit, duke iu referuar padisë së Berishës pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Ju ka kapur kjo sëmundja t’ia ndërroni bravat njëri-tjetrit. Secili ka bravën e vet. Bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për ti marrë. Rroftë PD sepse tani që na la kemi nostalgji për PD. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rama.

Të fundit