Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “thumbon” Sorecën: Mund të vijë dita që ta lëmë ne Brukselin

Rama “thumbon” Sorecën: Mund të vijë dita që ta

Kryeministri Edi Rama ishte së bashku me ambasadorin e BE-së në vend Luigi Soreca gjatë një aktiviteti në Krujë. Teksa e vlerësoi për kontriburin e dhënë, Rama e “thumboi” Sorecën sa i përket çështjes së integrimit të Shqipërisë.

Kryeministri tha se burokracitë dhe afatet po mbajnë peng çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai shtoi se aktualisht Shqipëria ka zgjedhur të jetë pjesë e BE-së, ndërsa deklaroi se mund të vijë edhe dita që vendi ynë ta lërë “Brukselin të vazhdojë me burokracitë e veta”.

Soreca dhe të pranishmit e tjerë në aktivitet e morën si batutë këtë deklaratë të Ramës dhe buzëqeshën.

“Lufta me burokracinë, lufta me afatet, me të gjitha sfidat që kanë projektet, ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave është e përditshme, kudo, në Tiranë, në Bruksel, kudo vetëm në Napoli s’ka burokraci .

Por për momentin ne kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e BE sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen po bëjmë si Napoli e Brukseli pastaj të vazhdojë me burokracitë e veta”, u shpreh Rama.

 

Të fundit