Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon bisedën me Biden dhe kërkesën për Kosovën: Të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Rama tregon bisedën me Biden dhe kërkesën për Kosovën:

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa nga pikat e pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Madrid.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se se nga biseda që ka patur me presidentin e SHBA, Joe Biden ka dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë dhe se ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.  

Po ashtu, Rama shkruan se ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.  

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama në Tëitter.

 

Të fundit