Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon planet që kishte me Zelenskyn: Dy shtetet shqiptare janë krah jush

Rama tregon planet që kishte me Zelenskyn: Dy shtetet shqiptare janë

Kryeministri Edi Rama foli pas mesazhit që përcolli presidenti ukrainas Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tregoi edhe detaje nga biseda që kishin zhvilluar disa kohë më parë me Zelenskyn për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Rama tha se kishin planifikuar se si qytetarë ukrainas të kishin një shtëpi të dytë pushimi në Shqipëri.

“E kujtoj shpesh bisedën tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të behej vendi që Ukrainasit të kishin shtëpitë e dyta për pushime. Të gjithë e dimë se tani më kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, dhe kjo ditë e zgjat shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes.

Nëse sot në Shqipëri do të vijnë ukrainas që ikin nga lufta, nesër dëshira juaj që ata të vijnë këtu në shtëpitë e dyta, për të kaluar pushimet, do të bëhen realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbështetje”, tha Rama.

Ky i fundit theksoi se të dyja shtetet shqiptare janë në mbështetje të Ukrainës. Ai nënvizoi faktin se mundësitë e Shqipërisë janë shumtë të vogla përballe nevojave të mëdha të Ukrainës.

Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu bëri me dije se më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, ku do të japë një kontribut.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur.

Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj.

Por, ne kemi besuar qysh në fillim, se nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi pasur nderin të jemi edhe bashkënismëtarë të disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus. Pasnesër, më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest”, tha Rama

 

Të fundit