Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon kur parashikon largimin nga politika: Dua të kem edhe një jetë tjetër, të marr frymë i çliruar

Rama tregon kur parashikon largimin nga politika: Dua të kem edhe një

Kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim se kur do largohet nga politika.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Rama la të kuptojë se PS të fitojë edhe një mandat të katërt, por jo me atë në krye të PS.

“Për mua është e qartë, që me dua të kem edhe një jetë tjetër. Një herë si artist, një e kam si njeri në shërbim të publikut dhe një tjetër ku mos të kem detyrim t’i përgjigjem cilitdo qoftë për shkak të detyrës”, tha Rama.

Pjesë nga intervista

Ky është mandati i tretë, ke bërë planin për vitin 2030?

Nuk është plan personal, por i PS për 2030.

Duhet të jesh?

Nuk e thashë këtë. Tani jam i fokusuar te mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030.

Ke ambicie për t’u bërë president i Kosovës dhe i Shqipërisë?

Jo, se dua të kem edhe unë të drejtën që të kem një pjesë të fundit të rrugëtimit të jetës ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Në këtë pozicion qëndrohet deri kur ke zjarrin e nevojshëm brenda.

Mendoj që është mëse e mjaftueshme për mua dhe tjerët që shërbimet e mia ndaj këtij vendi si i pari i punës të kenë një limit. Përtej atij limiti kem mundësi ti kthehem disa pasioneve e ti kthej sa të mundem nga gjithë ky borxh njerëzve të mi të dashur. Jeta e tretë nuk do ketë lidhje me politikën e përditshme.

Të fundit