Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon “misterin” e 'fshehur' pas maskës së zezë me trëndafil: Iliri mund të vërë Vojo Kushin!

Rama tregon “misterin” e 'fshehur' pas maskës së

Kryeministri Rama iu është përgjigjur lumit të akuzave se tjetër thoshte dhe tjetër kërkon përsa i përket përdorimit të maskës. Në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, Rama tha se “kjo nuk është fusha e tij e ekspertizës dhe se ai deklaron çfarë i thonë ekspertët.”

“Dje nuk ishte e nevojshme, sot është”, vijoi ndër të tjera kryeministri. Referuar shpenzimit të madh të të ardhurave nga qytetarët për sigurimin e një maske, Rama theksoi se kjo nuk është e nevojshme, pasi maska mund të bëhet edhe vetë.

Nuk ka nevojë të jetë një maskë që të blihet në dyqan. Mund të prodhohet vetë. Kjo është një maskë e prodhuar vetë. Një beze tekstil shumë i thjeshtë, dy lidhëse dhe e prodhon”, tha Rama teksa tregon edhe “misterin” që fshihej pas maskës së zezë me një trëndafil, me të cilën është parë të qarkullojë nëpër takime ditët e fundit.

Pyetje: Më 2 mars ju u thoshit shqiptarëve që të mos përdornin maskë, madje ju thoshit shqiptarëve që të mos përdornin maskë sepse kjo nuk të mbronte. Tani ju thoni atyre se maska duhet të jetë e detyrueshme?

“Unë nuk kam thënë dhe nuk them asnjëherë gjëra që i mendojë unë sepse nuk janë fusha ime çështjet e epidemisë të pandemisë, të terapisë etj etj.

Unë kam thënë dhe them atë që mësoj para se të dalë të flas nga ata që kanë detyrën të më thonë mua si kryeministër dhe t’i thonë Ministres së Shëndetësisë se çfarë do të bëhet sot, çfarë do të bëhet javën tjetër, çfarë do të bëhet pas një muaji.

Kështu që, maska në atë kohë kur ne kemi folur, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ka pasur atë status. Sot ka një status tjetër. Këto janë çështje të ekspertëve, janë çështje të shkencës, nuk janë problemet e mija, t’i zgjidh unë. Unë kam detyrën të dëgjojë çfarë thonë ekspertët, çfarë thonë ata që kanë detyrën të më orjentojnë mua dhe të orjentojnë politikën e qeverisë në këtë aspekt, dhe më pas unë ta përcjellë.

Nuk ka qenë e domosdoshme të mbahej maska jashtë mjediseve të mbyllura, tashmë është e domosdoshme dhe unë i pari do ta mbajë. Shumë e thjeshtë. Dhe përsa i përketë ndihmës, nuk ka nevojë të jetë një maskë që të blihet në dyqan. Mund të prodhohet vetë. Kjo është një maskë e prodhuar vetë. Një beze tekstil shumë i thjeshtë, dy lidhëse dhe e prodhon. Unë kam zgjedhur t’i vë trëndafilin e 25 prillit këtu, që është trëndafili i socialistëve. Lule e Bukur! Iliri mund të vëri Vojo Kushin, secili vë çfarë ka qejf, ose s'vë asgjë fare. I them këto për të thënë që maska prodhohet vetë, është thjeshtë një mbrojtëse tekstili. Nuk ka nevojë fare të harxhosh asgjë përveçëse një shami ta përthyesh dhe ta lidhësh.

Kështu që këto historitë që do jepni lekë këtu do të jepni lekë atje, janë mënyra më e shëmtuar për t’iu qasur këtij sistemi që kemi zgjedhur. Sistemin e kemi zgjedhur në 1990 dhe akoma sot bëjmë biseda sikur shteti është një shpellë e madhe me lekë dhe vetëm nxjerrë lekë dhe të tjerët marrin lekë. Ncuq! E thjeshtë. Maska prodhohet vetë ose blihet mbrojtëse tekstili dhe e kryen detyrën e vetë, sepse nuk ka ndonjë mision të pamundur por që vetëm të të mbrojë nga kontakti i afërt, stërkla, tërkla, cëkla dhe kaq. E thjeshtë!”, tha Rama.

Të fundit