Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi masiv i popullatës

Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi masiv i popullatës
Kryeministri Edi Rama

Gjatë prezantimit të programit të PS për shëndetësinë, kryeministri Edi Rama ka folur për vaksinimin dhe ka bërë me dije se fushata masive do të nisë në mars deri në qershor.

Ai ka thënë se ky proces do të shkëpusë zinxhirin e infektimeve dhe do ta çlirojë pjesërisht vendin nga koronavirusi.

“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike”, tha Rama.

Të fundit