Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon vendimin e parë të qeverisë: Ligj për fëmijët e personelit mjekësor të rënë gjatë pandemisë

Rama tregon vendimin e parë të qeverisë: Ligj për

Kryeministri Edi Rama  ka treguar se cili do të jetë vendimi i parë i qeverisë, pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar mandatin e tretë.

Gjatë fjalës së mbajtur në një aktivitet në kuadër të ditës botërore të infermierëve , Rama tha se vendimi i parë do t’u kushtohet fëmijëve të personelit mjekësor të rënë në krye të detyrës gjatë pandemisë.

Sipas Ramës, fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeç do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaçme.

"Kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush.

Një falënderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës.

Duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën, dua të përsëris një angazhim që e kam marrë para ditës së zgjedhjeve. Vendimin e parë të qeverisë së re do e kemi për të rënët në krye të detyrës. Familjet e tyre nuk do të jenë vetëm, sepse deri në ditët e daljes së tyre në jetë do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaçme”, tha kryeministri.

 

 

Të fundit